Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth marrjes së acidit folik

Jam ne javen e 9 te shtatzenise, nuk kam perdore acid folik se nuk e kam parashikuar se do te mbetem shtatzene prej 3 jave. Kam filluar marrjen e acidit folik jam duke perdorur vetem acid folik ne keshillim me gjinokologun, nuk me ka keshilluar as vitamina as kurgje tjeter. A eshte vone marrja e ketij acidi ne kete jave se jam e shqetesuar edhe pse pas marrjes kam teper mundim dhe lodhje? Pres pergjigjen ju lutem.

Drilona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drilona

Të uroj mbarësi për shtatzëninë e filluar. Shumë mirë ke bërë që ke filluar të përdorësh acid folik, të cilin duhet ta përdorësh deri në fund të javës së 12-të.

Gjatë shtatzënisë, përveç përmirësimit të konsumit ushqimor, si shtesë të tyre mirë është të përdoren edhe multivitaminat dhe mineralet e nevojshme për organizmin e nënës dhe të fëmijës. Ribisedoje këtë problem edhe një herë me mjekun, që ndjek shtatzëninë. Gjithashtu në fillimet e shtatzëninë, duhen bërë edhe një seri analizat si gjaku komplet, urina komplet, sekrecionet vaginale, profili biokimik, TORCH, mykoplazam ureaplazma etj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti