Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Thartira gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, ju falemnderit per kohen qe ndani me ne. Desha te bej dy pyetje. Jam ne javen e 31, shtatzenia e trete, thartira me mundon shume, kam pase thartire ne tremujorin e pare, pastaj me pushoj pak tash prap ka fillu ne tremujorin e fundit, a ka dicka qe me ndihmon? Dhe pyetja e dyte, kemba e djathte lart me dhemb shume, sa qe nganjehere nuk mund te ec, me bllokohet e tera. Pse me ndodh kjo edhe a ka dicka qe me ndihmon? Me respekt, Linda.

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Gjatë shtatzënisë, koha e zbrazjes së stomakut është më e gjatë, duke shtuar aciditetin dhe duke dhënë djegsirë apo të ashtëquajturin urth. Ushqyerja me sasi të vogël, shpesh si dhe shoqërimi me ujë i ushqimit, është rekomandimi më i mirë për të kaluar situatën. Gjithashtu këshillohet, që të mos konsumohen ushqime të thata dhe pikante.

Shtypja e pleksuseve nevore, për shkak të mitrës së zmadhuar, bën që të ndjesh dhëmbje në këmbë. Pas lindjes, situata kalon. Në këtë periudhë të rekomandoj qëndrimin, shtrirë anash majtas. Sidomos këtë qëndrim, ta mbash sa herë që e ndjen këmbën e bllokuar.

Uroj që shtatzënia të vazhdojë sa më mbarë.

Linda (15 vite më parë)
Yllka dhe dokotoresh ju falemnderit shume
Yllka (15 vite më parë)
Te pershendes Linda! Po perzihem ne teme por deshta te ndihmoj per dhimbjet e kembes se edhe une i kam pas keshtu dhimbjet... mu mjeku me ka thone me perdor Magnezium, me trete me uje dhe e pi cdo dite nga nje gote, tash skam me dhimbje.

/komuniteti