Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur kam mbetur shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe. Faleminderit per pergjigjet tuaja. Diten e pare te mestruacioneve te fundit e pata me daten 30/06/2011. Dyshimet e mia per mbetjen shtatzene jane me dt 4 Korrik. A egziston kjo mundesi sepse kur une bera ekon e pare me dt 3 gusht, dr me tha qe isha 5 javeshe e 3 dite, edhe qe kisha mbetur diten e fundit te mujoreve. Atehere, kur mund te kem mbetur dhe kur mund te lind bebin? Faleminderit.

Greta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Greta

Nëse data 30.06.2011 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, ditët më të mundëshme të fertilizimit janë një-dy ditë para dhe dy ditë pas datës 14 gusht. Data e mundëshme e lindjes është 8 prill 2012.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti