Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja mbas lindjes

Pershendetje dr. Mimoza! Ju falemnderit per ndihmen qe na e beni duke na u pergjigjur. Pyetja ime eshte.Pasi kam provuar te lind ne menyre natyrale dhe jam hap 10 gisht,kam pas nje komplikim dhe eshte deshte me me fut ne salle te operacionit urgjent.tash pas 10ditesh ndodh qe nje dite kam gjakderdhje nje dite jo.Sa duhet te zgjas perafersisht gjakderdhja ne rastin tim.gjithashtu ne varre (vendi ku eshte bere prerja)me kullon ne nje pjese te vogel,cka me preferon te bej?

Zana * (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Lehonia zgjat rreth 40-të ditë. Sekrecionet hemoragjike konsiderohen normale gjatë kësaj periudhe dhe vijnë herë të kuqe, herë më të erta dhe herë në bezhë më të çelët. Ato nuk mbajnë erë dhe gruaja nuk ka dhimbje.

Për vlerësimin e plagës (cikaticen e epiziotomisë), kontakto mjeku që ka pritur lindjen për të bërë një vlerës të gjendjes së saj dhe trajtuar rrjedhjen që ankon. Mos harro: vendin e plagës mbaje sa më thatë dhe pastër.

Gjithë të mirat.

/komuniteti