Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim shtatzënie dhe terapia

Pershndetje Doktor. Jam shtatzene ne muajin e 6. Pas kontrolles mjekesore, doktoresha me konstatoi se femija eshte me poshte se qe duhet te jete normal. Ju lutem te me tregoni a mos paraqet ndonje rrezik per abort? Analizat te gjitha me kane dale mire. Terapine qe ma ka jap eshte injeksione Depoprogresteron 3 copa (cdo 3 dite) nga nje, si dhe Utrogestan tab. A mund te me tregoni per rendesine e ketyre medikamenteve? Ju faleminderit.

Zana (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Zana,

Rreziku ne kete rast eshte lindja e parakohshme (nese keni me shume se 22 jave quhet lindje tashme). Ne rastet e rrezikut per lindje te parakohshme strategjia e mjekimit eshte dhenia e kortikoideve (per pjekjen e mushkerive te bebes nese ndodh lindja parakohe) dhe dhenia e tokolitikeve (barna te cilat ndalin tkurrjet e mitres).

Barnat te cilat je duke i marre jane hormon progesteron (i pari ne forme intramuskulare dhe i dyte merret nga goja). Progesteroni prodhohet me shumice nga placenta. Ne rastin tend rendesia e marrjes se tyre eshte e pakte.

POR MOS U BENI SHUME MERAK! Rreziku per lindje para kohe diagnostikohet me ekzaminim vaginal - nese qafa e mitres eshte e shkurtuar dhe/ose e hapur. Nese tek ju nuk eshte hapur (dilatuar) qafa e mitres, mos u shqetesoni!

/komuniteti