Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marramendja

Pershendetje e nderuar. Jam ne muajin e peste te shtatzenise por qe disa dite ka filluar nje marramendje. A mund te me tregoni a eshte dicka normale apo duhet te ndermarre ndonje gje? Ju faleminderit, Aida.

Aida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida

Marramendja është simptomë, e cila mund të shkaktohet si pasojë e mbi 70 crregullimeve të ndryshme.

Përjashtimi i problemeve që lidhen me otorinolaringologun apo neurologun, të çon në mendimin se marramëndja mund të jetë pasojë e presionit të ulët të gjakut. Presioni i ulët i gjakut, vjen nga ulja e sasinë së lëngjeve në organizëm si shkak i konsumit të ulët të lëngjeve ose nga largimi i tyre nga të vjellat apo barkqitja. Rregulloje konsumin e lëngjeve, duke shtuar kryesisht sasinë e ujin për të rritur volumin qarkullues të lëngjeve në organizëm.

Marramendja mund të jetë edhe simptomë shoqëruese e migrenës, epilepsisë apo i ndonjë gjendje tjetër sëmundshmërie. Nëse përpara shtatzënisë ke patur problem të tjera shëndetsore, paraqitja mjekut që të ndjek shtatzëninë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti