Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka të bëj me shëndetin e bebit shtyerja e lindjes?

Pershendetje doktor. Jam shume e shqetesuar. E kam kaluar terminin e lindjes qe 6 dite. Kete pyetje ja kam bere edhe doktoreshes Keta e cila me ka qetesuar shume, ama sot kam qene ne kontrolle po ashtu mjeku me tha se cdo gje ne rregull eshte mirepo nese kalon 10 dite mbas terminit duhet te behet nje test i femijes nuk e di se cfare lloj testi eshte se nuk e kam kuptuar mire se une jetoj jashte vendit dhe ska shume kohe qe jam ketu. A mundesh te me tregosh se cfare lloj testi eshte? Di qe me ka thene nese me beben eshte cdo gje mire atehere duhet qe per dje 2 jave mbas terminit nese lindja nuk realizohet duhet te behet lindja me operim.Pse ndodhin keto gjera kur deri dje isha shume mire, apo eshte normal dhe nuk ka te beje asgje me shendetin e bebes se kjo me shqeteson shume. Me fal qe e kam zgjatur kaq shume po jam ne stres te madh, faleminderit shume.

Moki (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Moki,

Shtatzenia konsiderohet ne term prej javes 37 deri ne javen 42. Nese ju keni pasur terminin e lindjes para 6 ditesh, atehere nuk keni arsye per te qene kaq shume e brengosur. Menaxhimi i shtatzenise se prolonguar eshte kontraverz. Ne disa shtete, udherrefyesit sugjerojne qe te ofrohet induksioni i lindjes pas javes 41. Induksioni i lindjes eshte nxitja e kontraksioneve te mitres me barna. Nderkohe, eshte mire qe periodikisht te behet kardiotokografia (CTG). CTG eshte nje metode kur permes dy elektrodave te cilat vendosen ne barkun tuaj, regjistrohen te rrahurat e zemres se frytit dhe tkurrjet e mitres. Kjo regjistrohet ne nje shirit letre dhe varesisht nga forma e lakoreve te te rrahurave te zemres se bebes dhe tkurrjeve te mitres, mund te gjykohet se a ekziston ndonje rrezik. Metode tjeter eshte qe me ekzaminim ultrasonografik te shihet mos eshte zvogeluar vellimi i lengut amnial. Me ultraze maten xhepat e lengut amnial dhe kalkulohet i ashtuquajturi indeksi i lengut amnial. Nese vellimi i lengut amnial zvogelohet shume, atehere duhet te veprohet me shpejt.

Besoj se mjeku e ka pasur fjalen per CTG ose per ekzaminimin ultrasonografik. Mos u shqetesoni shume, sepse kjo nuk do te thote se dicka me beben nuk po shkon mire.

Ju deri me tash besoj se keni vene re se barku ka rene me poshte. Kjo eshte shume evidente, sepse ju tashme merrni fryme me lirshem dhe nuk keni ate ndjenjen e te fryrit pasi qe te hani dreke. Kjo ne anglisht quhet lightening dhe ndodh rreth 7 dite para lindjes.

Nese ke ndonje pyetje shtese mos hezito te me kontaktosh!

Moki (15 vite më parë)
Doktor faleminderit shume. Shpresoj qe te shkoj mire cdo gje.

/komuniteti