Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet e bebes

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen 22 +6 te shtatzanise dhe kam filluar ti ndjej levizjet qe ne javen e 20 por u ben disa dite qe nuk i ndjej si me pare nganjehere shume e nganjehere se ndjej fare, a eshte problem kjo gje? desha te pyes edhe per pozicionin e fjetjes,a perben problem fjetja me shpine ne shtatzani, pasi un fle dhe ne ane po me shum me shpine, faleminderit per pergjigjet qe na jep.

Klarisa Risa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Është normale që lëvizjet e bebit të ndihen herë më të forta dhe herë më të lehta. Qëndrimi anash majtas, është pozicion i rekomanduar, që të ndihet mirë si nëna dhe fëmija. Nëse të shqetëson mënyra se si lëviz apo moslëvizja e bebit, të rekomandoj të paraqitesh tek gjinekologu, për të verifikuar këtë me ekografi.

Nëse ndihesh komode te flesh në shpinë, mund të qëndrosh edhe ashtu. Nuk është e detyrueshme qëndrimi anash majtas, pavarësisht se rekomandohet pasi oksigjenimi i bebit bëhet më i mirë në këtë pozicion.

Gjithë të mirat.

ARBNORI (13 vite më parë)
kiha dashur dhe une te lidhem meju per informat se 4muaj e gjysemi kam ma heret kam ndie sikur te zen rryma e tashti jo a ka mundsi me tregue ju lutem se nuk po munden te behem antare me ju lutem me tregoni pe pelqejne keshillat e juaja doktoreshe ju pershendes shum jete te gjat ju deshiroj pershendetje buki

/komuniteti