Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkurtimi i qafes se mitres

Dok. Moza pershendetje! une jam ne javen e 23 dhe prej nje jave jam ne regjim shtrati absolut, ngrihem vetem per ne wc. e kam qafen e mitres te shkurtar dhe pjesa residue eshte 25.3 mm. po marr 3 here ne dite magnez dhe salbutamol. Ne fakt jam pak e shqetesuar a do te mund ta arrij javen 35 ne kete menyre? kontraktime dhe dhimbje nuk kam qe kur kam filluar regjimin. Me jepni nje mendim ju lutem. Diten e mire.

Era Era (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Nëse nuk ke kontraksione uterine dhe merr rregullisht trapinë me spazmolitikë, shpresohet që shtatzënia do të ketë një ecuri të mbarë deri në javën e 40-të. Nuk e kuptoj se përse ke shkruar që shpreson që shtatzënia të shkoj deri në javën e 35-të, sepse një lindje konsiderohet normale kur kalon javë e 37-të të shtatzënisë. Dhe ti, minimalisht këtë periudhë kohore duhet të synosh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti