Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha e përshtatshme për të lindur fëmijën e dytë

Pershendetje e nderuar doktoreshe, ju pergezoj per punen e bere, kam nje pyetje per ju. Jam 36 vjece dhe kam nje femije 1 vjet e gjysme. Femija eshte shendoshe e mire deri sot per lezet femijet i dua shume si une si burri por desha te ju pyes dic, ju lutem thuhet qe sindromi ndodh te nenat qe nisin shtatzeni ne moshen 36 vjecare e me shume (kjo me ngacmon shume dhe me shqeteson per te nisur beben tjeter a tash me mer mendja e eshte koha pasi femija eshte vec 1 vjet e gjysem) po ne disa literatura ne internet gjeta se ne mosha te ndryshme mund te paraqitet sindromi tek femiu ju lutem te me keshilloni cka te bej si te veproj? Pres me padurim pergjgjen tuaj flm shume dhe zoti ju bekofte per ndihmesen tuaj grave tona shqiptare. Me shume respekt Lumja.

Lumja (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Lume,

Une qe po ju pergjigjem jam Dr. Memli.

Përgjithësisht janë ekzagjeruar rreziqet që ka një grua mbi 35 vjeçare për të lindur. Shumica e shtatzënive tek këto gra janë pa komplikime dhe me rrjedhë të mirë. Sipas studimeve të fundit rreziku absolut është shumë i vogël për gratë mbi 35 vjeç të cilat kanë një shëndet të plotë, ndonëse ka një rrezik për disa komplikacione gjatë shtatzënisë. Kini parasysh se nuk luan rol vetëm mosha juaj, por edhe shëndeti juaj para se të mbetni shtatzënë. Ky është një lajm i mirë, sepse shëndeti është një gjë që mund ta kontrolloni.

Ka fakte se gratë më të moshuara kanë gjasa më të mëdha për të pasur disa komplikacione gjatë shtatzënisë si për shembull sëmundja e sheqerit, shtypja e lartë e gjakut dhe placenta previa. Këto gjendje kanë ndikim shumë serioz në shtatzëninë tuaj dhe duhet të monitorohen me kujdes. Por, përkundër këtyre rreziqeve të cilat rriten sa më e moshuar që ju jeni, shumë studime tek gratë mbi 35 vjeç kanë treguar se në shumicën e rasteve shtatzënia kalon pa kopmlikime; rreziku për vdekje të frytit është më i lartë te gratë më në moshë, por vlera absolute është shumë e ulët.

Ju mund të ulni rreziqet për vete dhe për beben tuaj nëse kontrolloni dietën nëse jeni diabetike ose nëse jeni mbipeshë.

Një problem tjetër është se me rritjen e moshës, rriten edhe gjasat që të pasur defekt genetik. Rreziku për Sindromin Down rritet nga 2 per 1000 lindje tek moshat 35-39 vjeç, në 4 per 1000 lindje tek moshat 40-44 vjeç dhe deri 14 per 1000 tek moshat mbi 45 vjeç. Pasi që anomalitë kromozomale janë shkaku më i shpeshtë i abortit, me moshën rritet edhe rreziku për abort. Mendohet se edhe përqindja më e lartë e bebeve të vdekura që lindin nga gratë mbi 35 vjeç, mund t’i atribohen anomalive kromozomale.

Është parë se tek gratë mbi 35 vjeç ka një incidencë të rritur të lindjes së indukuar, lindjes së ndihmuar me instrumente dhe i lindjes me operacion. Nuk dihet shkaku i saktë i kësaj incidence të rritur. Arsyeja mund të jetë tek fakti se gjinekologët tek këto gra vendosin më lehtë që të ndihmojnë lindjen në ndonjë mënyrë.

Është mirë që secila grua e cila mendon të mbetet shtatzënë, duhet të konsultohet me gjinekologun për të bërë një konsultim paraprak prekoncepcional. Duke marrur detalisht anamnezën familjare të të dy partnerëve, mund të identifikohen gjendje të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e nënës dhe të bebes. Përveç kësaj, ky konsultim është një mundësi e mirë për t’u vërtetuar për gatishmërinë fizike për shtatzëni që ka organizmi juaj. Kjo bëhet duke bërë disa analiza si për shembull për rubellën , PAP testi etj. Më pas nëse ka nevojë mund të bëhen veprime tjera.

Për fat të keq, problemi më i madh për gratë mbi 35 vjeç është që të mbesin shtatzënë. Fertiliteti më i lartë për një grua është midis moshës 20 dhe 24 vjeç. Te moshat 35 deri 39 vjeç, fertiliteti është së paku për 25% më i ulët.

Kur të keni bërë këshillimin prekoncepcional dhe kur te jeni shtatzënë, duhet të përqëndroheni vetëm në kujdesin antanatal, dietën e mirë, përgatitjen emocionale dhe financiare për fëmijën që do të lindni.

Uroj qe sa me shpejt ta beni femijen tuaj me nje moter ose vella!

/komuniteti