Rreth kërthizës
Brikena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Brikena
Hiperpigmentimi i lëkurës, njihet tek gratë shtatzëna. Ajo fillon me aureolat e gjinjëve të cilat bëhen më të errëta, vazhdon me kërthizën dhe linjën e mesit të barkut e cila nga e bardhë bëhet më e errët dhe më pas hiperpigmentimi shfaqet edhe në fytyrë, ku lëkura e fytyrës së gruas merr formën e një maske me ngjyrë të errët, që quhet maska e shtatzënisë. Sa përshkrova, quhet normal dhe kalojnë pas lindjes.
Në javët që po kalon, lëvizjet e bëbit ndihen më të forta dhe duket sikur të shtypin ose bëzdisin. Pozicioni shtrirë anash majtas, ndihmon në qetësim e fëmijës.
Të uroj shtaztëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzane ne javen 32 me femijen e pare dhe kam rreth nje jave qe rreth 2 cm perqark kerthizes lekura eshte bere si ne ngjyre te zeze nga brenda. A eshte kjo dicka normale? Edhe nje pyetje tjeter: kur me leviz bebi ne krahe te djathte te barkut nga brenda me jep si dhimbje therrese sikur me shtyp ndonje organ. Kjo gje nuk ndodh gjate gjithe kohes por ama ndodh shpesh. Gjithe te mirat, Brikena.