Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Matja e temperaturës

Pershendetje doktoreshe. Kam disa muaj qe perpiqem te ngel shtatzene por nuk funksionon. Kam bere eko dhe me kane dale shume mire. Prej dy muajsh po e mas temperaturen rregullisht ne mengjes kur zgjohem (pasi kam lexuar qe duhet te jete 37.5) por mua temperatura me shkon deri ne 36.7 dhe 1 here mund ta kem 35.5. A eshte normale kjo? Ju lutem me ktheni pergjigje. Matjen e bej sic pershkruani ju. Ju faleminderit dhe ju uroj gjithe te mirat.

Jonida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jonida

Nëse temperatura bazale nuk rritet në ditët e mesciklit (që korespondojnë me ovulacionit), tregon se ka probleme të ovulacionit. Ekzaminimi ekografik për të vlerësuar madhësinë e folikulit, duhet realizuar rreth ditës së 14-16 të ciklit menstrual. Numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes.

Përveç kësaj, të këshilloj që bashkëshorti të bëj një analizë të spermogramës.

Të uroj fat.

/komuniteti