javë pas jave
Përshëndetje Alba
Në lidhje me pijet energjike, me saktësisht Redbull mund ti cek disa çështje të cilat duhet ti kesh parasysh, dhe më pas vendos ti vet nëse do apo jo ta konsumosh.
Njëra është kafeina që gjendet në përbërjen e tij, e cila është një JO e madhe në botën e shtatzënësisë dhe çështja tjetër është një keqbërës me emrin taurin-a, një amino acid i pranishëm në Redbull. Për arsye të papërcaktuara nga FDA, taurin-a nuk rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna. Një përbërës tjetër që gjendet në Redbull, glucuronolactone, mendohet që ndikon tek fetusi.
Poashtu, Redbull të jep një ngritje në shkallën e rrahjes së zemrës. Zemra e gruas shtatzënë funksionon me më vështirësi gjatë periudhës së shtatzënisë, prandaj mendojeni se çfarë mund të shkaktojë stimulimi i kafeinës dhe gjërave të tjera. Prandaj me tërë këto që i përmenda, mund të imagjinojmë se çfarë ndikimi mund të ketë një pije energjike tek gruaja shtatzënë.
Të uroj një shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e tete te shtatezanise doja te pyes nese Me lejohet te pi red bull por pa e tepruar, e di qe jane pije plot me kimikate qe nuk te bejne mire as kur je ne gjendje normale e jo me gjate shfatezanise, por me shkon mendja shume per ta pire dhe nuk guxoj. Doja te dija mendimin tuaj lidhur me kte ceshtje. Faleminderit ju uroj gjithe te mirat