Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa jane gjasat te perseritet tumori i mire ne cdo shtatzeni?

Pershendetje un ne muajin e 7 te shtatzanis se par kisha tumor te mir ne gjirin e djatht ajo ishte sa nje kokerr ulliri dhe mbas lindjes 3 jav me von u operova dhe e hoqa (operacjoni zgjati veq 20 mnuta ) a keni raste te tilla dhe a ndodh se perseritet edhe ne shtatazani te tjera pasqie tash un jam shtatzan ne javen e 5. Dhe a ka raste se psh un qe kam pas tumor te mir ne shtatzani te par te ndodh qe te dytet te kem tumor te keq (kancer)

Lindita Imeri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lindita

Nuk është thënë që tumori të përsëritet nga një shtatzëni te tjetra. Por, prania e tij një herë, tregon duhet të bësh kontrollet e vazhdueshme periodike të gjinjve me vetëekzaminim apo dhe nga mjekët specialist. Asnjëherë mos neglizho këshillat e specialistëve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti