Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hematoma në shtatzëni

Ju lutem me ndihmoni! Jam shtatzene ne javen e 9, neser do i mbushi 10. Para nje jave kam pasur gjakderdhje, isha ne vizite te gjinekologu ai me tha qe e kam nje hematome dhe me tha te shtrihem nje jave. Terapine me progesteron ampula edhe pushim, tash pas 1 jave kam filluar te dal ne pune, sepse eshte filllimi i punes (d.m.th e kam nderruar vendin e punes para 3 muajsh dhe ende po kam frike te ju tregoj ne pune qe jam shtatzene!). Tash kur fillova punen prape filloj gjakderdhja por e vogel jo si javen qe shkoi, vetem pak ne mesdite po kam por pa dhimbje fare. Jam ne hall nuk e di cfare te bej? Nese e vazhdoj pushimin po ja kam friken qe po e humbas punen! Me jepni ndonje keshille ju lutem.

Hana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana

Trajtimin e rekomanduar nga mjeku duhet ta vazhdosh dhe, paralelisht duhet kontrolluar gjendja e hematomës. Nëse vjen duke u zvogluar, tregon se shtatzënia po ecën mbarë. Në të kundërt, duhet të vazhdosh rregjimin e shtratit dhe mjekim e rekomanduar.

Uroj që çdo gjë të shkojë sa më mirë.

Eremira Vuciterna (11 vite më parë)
Shyqyr qe paske shpetu nora.
Hana (15 vite më parë)
Faleminderit shume dr. Une tash jam shume me mire isha ne vizite te gjinekologu, me tha qe hematoma eshte zhdukur krejt. Beba ishte shume mire duke u zhvilluar. Deshta te ju pyes tani pasi qe jemi mire edhe une dhe beba, a mund te kem marredhenie seksuale? Ju faleminderit shume.

/komuniteti