Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E brengosur për cistën dhe shtatzëninë!

Ju pershendes doktoreshe, jam shume e brengosur. Kam fillimin e nje shtatzenie, jam ne javen e 6 dhe me eshte formuar nje ciste me dimensione >ov-L 7.6 cm ov-AP 6.8 cm. Mjeku me ka preferuar qe ta nderprese shtatzenine dhe ta operoj cisten. Ju lutem a kam zgjidhje tjeter qe mos ta nderpres shtatzenine dhe a ka rrezik per bebin?

Grenda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Grenda

Përvoja e klinikës ku unë punoj, rastet e këtij lloj nuk u rekomandohen ndërprerjen e shtatzënisë.

Nëqoftëse kisti nuk torsionohet/përdridhet, shtatzënia vazhdon rregullisht deri në fund të saj. Nëqoftëse kisti torsionohet, duke dhënë klinikë me dhëmbje barku, atëherë bëhet ndërhyrje kirurgjikale duke hequr kistin dhe duke lënë shtatzëninë të zhvillohet normalisht. Mund të ndodhë që kisti mund të plazë spontanisht, dhe gradualisht përthithet duke lejuar shtatzëninë të vazhdojë normalisht.

Mundësitë që përshkrova, janë të mundshme dhe janë strategji e trajtimit të kisteve në rastet e pranisë së shtaztënisë. E gjitha kjo, nuk ka të bëjë me problemet e tjera të mundshme që mund të ndodhin gjatë periudhave të ndryshme të shtaztënisë që në ndonjë rast përfundojnë edhe me abort ose lindje parakohe.

Gjithë të mirat.

/komuniteti