Sa jane mundesite per nje lindje normale?
Jesi Jesi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Jesi
Shaktarët dhe pasojat e një proçesi lindje (qoftë edhe lindje me operacion), nuk kanë arsye që të përsëriten në lindjet e tjera. Në këtë kuptim, lindja e rradhës pas lindjes me operacion cesarian, mund të realizohet fare mirë me lindje natyrore. Ndërlikimet e rastit gjatë proçesit të lindjes dhe zhvillimi i situatave, bëjnë që mjeku obstetër të vendosë për mënyrën e lindjen gjithnjë duke bërë provën për lindjen normale.
Nëse dëshiron, fëmijën tënd mund ta lindësh në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Persh. dr. Mimoza! Uroj te jeni mire! Kam lindur me operacion ne qershor te vitit te kaluar dhe pas 10 muajsh kam ngelur serish shtatezene, tani jam ne javen e 19, cdo gje deri tani po me shkon mire. A mundem une te pretendoj per nje lindje normale ne kete shtatezani, qe i bie me kismet 19 muaj pas lindjes se pare? Gjinekologu ne qytetitn tim me ka thene qe nuk mudn te rrezikojme dhe qe duhet te lind me operacion, por nese do kishte mundesi per nje lindje normale, mund te vija dhe ne Tirane te lindja. Theksoj qe ne lindjen e pare nuk u hapa me shume se 2.5 cm dhe femija kishte rrahjet shume te larta te zemres diku 175-180 /min dhe pozicioni i femijes ishte me koke poshte por me fytyre lart dhe ata paten frike per femijen qe te me linin me shume me dhimbje. Per keto arsye me kane futur ne operacion. Ju falenderoj paraprakisht per kohen qe gjeni per ne dhe ju uroj mbaresi ne punen tuaj shume fisnike dhe te nderuar!