Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat e urines

Pershendetje doktoresh . Desha te ju pyes rreth analizes se urines e kam bere , dhe rezultatet jan kesi soj : pamja (pak e trubullt) ,ngjyra ( verdh) , reaksioni (5.0) , densiteti (1.030) , proteinat ( me gjurme) , eritrocite te zbehta (1-2), leukocite (2-3) , qeliza epiteliale (4-6) , bakteri (ndonje) , kristale (2-3) . Po du me dite se a paraqet rrezik per shtatzanin pasi qe jam ne javen e 5 , jam duke perdore miconal gyn lavnda edhe vagnialitet . Per arsye se dokotresha me tha se ke infeksion pak te cilen e ke mar ne deti .Jam e shqetesuar sepse eshte shtatzania ime e pare . Flm shume

Dessa Dessa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dessa

Rezultatet e analizës së urinës janë brënda parametrave të normës. Nuk rekomandohet përdorimi i lavandave vaginale apo i ovulave vaginale në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Dessa Dessa (13 vite më parë)
Flm shume doktoresh .

/komuniteti