A eshte lindja afer?
Kristina Agon
(13 vite më parë)
Përshëndetje Kristina
Urinimi i shpeshtë, është i pranishëm gjatë shtatzënisë. Veçanërisht pas javës së 30-të, bebi merr pozicion cefalik dhe koka e tij shtyp mbi fshigzën e urinës. Kjo situatë bën që sasia e urinës të jetë më e vogël në vezike duke detyruar urinim të shpeshtë. Por shkak është edhe lirimi i muskulaturës së baçinit që pregatitet për lindje, por nuk do të thotë se lindja është afër.
Kujdes, situata është e favorshme për infeksione të fshigzës së urinës. Nëse ndjen dhimbje gjatë urinimit apo ke temperaturë, drejtohu menjëherë te mjeku.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Prsh doktoresh, jam ne javen e 32 dhe para nje jave, bera nje kontroll, dhe doktori tha qe bebi peshon 1850 gr,rzf te rregullta,a eshte nje zhvillim normale,si dhe keto kohe ndjej te shkoj ne banjo shpesh,dmth kjo nje lindje e afert? Faleminderit