Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e shtatzenise

Pershendetje, a ka mundesi qe nje femer te jete ne javen e 8te te shtatezanise ,nese ajo me date 25 gusht e ka kuptuar qe eshte shtatezene ,ndersa kur ka shkuar te mjeku me 29 gusht i ka thene se eshte ne javen e 8te te shtatzanise ..dita e pare e menstracioneve te fundit te saj ka qene 10 korrik ...tashti mua po me intereson a ka mbetur shtatzene para dates 20 korrik apo pas dates 20 korrik ? shpresoj te me ndihmoni ,ju falemnderit paraprakisht..

Albert Gashi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albert

Ndihet tension në të gjithë atë që ke shkruar. Me qetësi do përpiqem të të kthej përgjigje dhe dua që edhe ti me qetësi ta lexosh dhe ta kuptosh atë që shkruaj.

Si rregull, shtatzënia ndodh në ditët e ovulacionit të gruas. Ditët e ovulacionit zgjatin deri në tre ditë, mundet edhe më shumë. Kjo do të thotë që në këto ditë, veza është në qarkullim dhe pret spermatozoidet të cilët edhe këto mund të jetojnë nga dy deri në tre ditë dhe të fekondojnë vezën. Tek një grua me cikël të rregullt menstrual prej 28-të ditësh, ditët e ovulacionit ndodhin në ditën e 14-16. Numërimi fillon nga dita e parë gjakrrjedhjes menstruale. Kur cikli menstrual është më i shkurtër (ka raste që shkon edhe deri në 21 ditë dhe fekondimi të ndodhë), është e kuptueshme se ditët e ovulacionit afrohen, Ndërsa kur cikli menstrual është më i gjatë (ka raste që shkon edhe deri në 35-së ditë dhe fekondimi të ndodhë), ditët e ovulacionit janë më larg e dita e 14-të.

Unë po supozoj se rasti që shkruan ka cikël të rregullt menstrual prej 28-të ditësh dhe ditët e ovulacionit do të jenë rreth ditës së 14-16 të ciklit. Nëse dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale ka qënë data 10 korrik, atëherë ditët e ovulacionit kanë qënë rreth datave 24-26 korrik. Ka shumë mundësi që nga kontakti seksual i bërë edhe dy-tre ditë para datës 24 korrik dhe çdo ditë tjetër deri në datën 26 korrik, mund të ketë filluar shtatzënia në fjalë. Nëse cikli nuk është i rregullt prej 28-të ditësh, korrigjimin e ditëve të ovulacionit mund ta bësh vetë me përafërsi.

Sipas numërimit që bëjnë mjekët obstetër-gjinekolog (për shkak të ndjekjes së shtatzënisë e cila është shumë më praktike të ndiqet me javë), shtatzënia sot me datë 29 gusht është në javën e 7-të plus një ose dy ditë.

Nëse kërkon shpjegime më të hollësishme, mund të më kontaktosh në klinikën ku punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti