Pesha e vogel e bebit
Diellza O
(13 vite më parë)
Përshëndetje,
Pesha mesatare e bebit në këtë periudhë duhet të jetë rreth 2.8 kg. Gjithësesi nuk mendoj se problemi është shqetësues, nëqoftëse ecuria e shtatzënisë është normale në treguesit e tjerë. Mirë bën edhe nëse korrigjon rregjimin ushqimor, nëse mendon se ai mund të jetë faktor i peshës së vogël të fëmijës, por gjithnjë pa teprime.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr, jam ne shtatzanine e pare dhe ne javen e 37-5 dite dhe dje kisha nje kontroll dhe mjekja me tha se bebi esht pak i vogel tha se dikund peshon 5 pounds qe dmth dikund 2.300 gram, jam shume e shqetesuar dhe nuk e di cfare te bej mund te me propozoni cfare mund te bej tani dua qe bebin ta kem me te shendoshe, edhe pse ajo thote se gjithqka shkon ne rregull me shtatzanine dhe me zhvillimin e bebit, nuk mund ta kuptoj pse eshte i vogel per javen qe jam? Ju faleminderit shume per ndihmen tuaj.