Rrjedhja e lehtë e gjakut në muajin e dytë të shtatzënisë
Tea
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tea
Ndjenja e të vjellit apo të vjellat janë fenomene të zakonshme gjatë shtatzënisë. Rekomandimet janë rregjim ushqimi me vakte të shpeshta dhe sasi të pakët, duke eliminuar konsumin e ushqimeve pikante dhe yndyrna.
Sekrecionet hemorragjike prej dy javësh, nuk janë normale dhe duhet të ishe paraqitur menjëherë tek mjeku. Takoje mjekun, që vizitë gjinekologjike dhe ekografi të vlerësoj ecurinë e shtatzënisë.
Konsumi i synflex, nuk rekomandohet të përdoret në tremujorin e parë dhe tretë të shtatzënisë. Shpresoj që konsumi i një kokre edhe mundet të mos japë pasoja negative mbi fetusin.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje.... kam hyre ne muajin e dyte te shtatzenise dhe kam shume te perziera por qe me shqeteson me shume eshte qe ka me se 2 jave qe kam pothuajse cdo dite ca pika gjaku... jam shume e shqetesuar per kete problem... a eshte normale kjo gje? Gjithashtu para ca kohe kam marre nje kokerr te vetme Synflex, a eshte e mundur te ndikoje negativisht ne malformacione fetale nje e vetme? Flm... pres me ankth nje pergjigje.