Fekondimi artificial
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Alisa
Ndonëse në fekondimin in vitro suksesi është i lidhur drejtpërdrejtë me numrin e embrioneve të transferuar, sa më shumë embrione të transferojmë aq më shumë rritet edhe mundësia të formohen binjakë, trenjakë ose edhe më shumë.
Rreziku për shtatzëni të shumëfishtë, varet jo vetëm nga numri por edhe nga cilësia e embrioneve të transferuar. Cilësia e embrioneve është e lidhur ngushtësisht me cilësinë e vezëve dhe kjo e fundit varet drejtpërdrejtë nga mosha e gruas.
Sa më e moshuar të jetë gruaja, aq më e vogël është mundësia për shtatzëni të shumëfishtë. Prandaj pacienteve nën 35 vjeçe u vendosen jo më shumë se dy embrione, ndërsa në ato mbi 35 vjeçe jo më shumë se 3 embrione.
Te uroj fat.


Pershendetje. Pas konsultimeve me mjek , ata me rekomanduan fekondimin artificial po te them te drejten jam pak e frikesuar vetem se degjova se me fekondim artifical jane gjasat me te medha qe te lindin binjake, trenjak etj . Doja ta dija sa ekziston mundesia qe me fekondim artificial te lindi me shume se nje femije? Faleminderit per kohen qe gjeni per ne. Te gjitha te mirat.