Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Planifikimi i shtatzënisë në moshën 36 vjeç

Jam 36 vjeçare dhe kam nje femije 18 mujash. Dua qe ta kem edhe nje femije, çfare me shqeteson pak me shume eshte sindromi down edhe pse askush as ne familjen time e as te burrit nuk ka çrregullime te tilla edhe femiu fal zotit eshte shume mire. Desha te ju pyes çka me preferoni ju, si te veproj te nisi e te bej dabell e tripell testin apo çfare me thoni ju si mjek? Me padurim pres pergjigjen e juaj, me shume respekt.

Lola (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Lola,

Eshte e vertete se rreziku per Sindromin Down rritet sa me e moshuar qe eshte nena. Ne shtatzenine e kaluar rreziku tek ju ka qene 1:1000, kurse pas moshes 35 vjec eshte 1:400. Duket paradoksale, por 80% e bebeve me Sindromin Down lindin nga nenat me te reja se 35 vjec (kjo ndodhe per shkak se grate e reja lindin me shume sesa grate mbi 35 vjec).

Une ju rekomandoj qe te beni triple testin.

Uroj qe sa me shpejt te mbeteni shtatzene dhe te keni nje bebe te shendetshme!

Livia (15 vite më parë)
Lola cjane keto budadalleqe qe shkruan! E shikon nusen e Sarkozy, 44 - vjece dhe eshte per bukuri. Pse si te duket mosha 36 vjecare ty? Une per vete kam ndermend te bej lindje deri ne moshen 40 vjece po te doje i madhi Zot. Merr moj nis te dytin pa merak fare.
Lola (15 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjen, po ju lutem edhe nje sqarim, triple testi ne cilin muaj te shtatzenise behet dhe gjaku a merret normal ne vene sikurse per analiza te tjera? Pastaj ju lutem edhe nje sqarim tjeter, une jam zero +, burri nuk e di se cfare grupit te gjakut ka?! Nuk e di as femiu cfare e ka! A me duhet paraprakisht te di edhe grupin e tij e te femiut te pare, apo si thoni te veproj? Me shume respekt, Lola.

/komuniteti