Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhetimi ne shtatzani

E dashur doktoresh jamn ne javen e 23 +3 dit, dhe kam deshir te udhetoj me avion, dua te vij ne shqiperi per dy jav, a ka ndonje problem nese udhetoj me avion? theksoj se kjo eshte shtatzania ime e dyt pas nje aborti ne javen e 5, por ne kte shtatzani nuk kam pas asnje problem deri tani, as njolla kafe, as dhimbje, nga ekoja morfologjike cdo gje me doli mire, cdo muaj qe bej vizit te gjinekologia qe me ndjek me thot eshte cdo gje mire, desha nje mendim tuajin per kte udhetim pasi viziten tjeter tek gjinekologia ime e kam me 25 shtator dhe nuk kam mundesi qe te bej vizit tjeter para.flm per punen e palodhshme qe ben me pergjigjet qe na jep.

Klarisa Risa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Udhëtimet me avion, nuk përbëjnë rreziqe të veçanta për një grua me shëndet të mirë gjatë shtatzënisë si dhe për fetusin e saj.

Presioni i kabinës së avionit (i rregulluar në një nivel të barabartë krahasuar me presionin e atmosferës në lartësinë 1500 deri 2400 metra) sjell ulje të presionit të oksigjenit, gjë që nuk ka nevojë për mekanizma kompensimi për fetusin. Kjo situatë shkakton shtim të frekuencës kardiake të nënës, dhe si rrjedhim shtim të vogël të presionit të brëndshëm.

Thatësia e ambientit mund të provokojë probleme respiratore.

Turbulencat gjatë fluturimit janë të paparashikueshme dhe nga kjo mund të thuhet se rreziqet e traumave janë domethënëse, prandaj këshillohet përdorimi i gjithëkohshëm i rripit të sigurimit.

Që të shmanget çdo lloj emergjence gjatë udhëtimit me avion, fluturimi nuk është i rekomanduar në asnjë kohë gjatë shtatzënisë. Shmangia rekomandohet sidomos tek ato gra që kanë patologji si; hipertension, diabet të pakontrolluar, rrezik të madh nga lindjet e parakohshme ose anomali të pozicionit të placentës. Kushtet e mjedisit brenda një avioni mund të krijojnë situata të pafavorshme tek gratë shtatzëna që vuajnë sado pak nga ç’rregullime të sistemit kardiovaskular.

Nëse vendoset për të udhëtuar me avion gjatë shtatzënisë, rekomandohen disa këshilla për t’u zbatuar. Duke u bazuar në kushtet shëndetsore dhe në kohëzgjatjen e udhëtimit, ato duhet të bëjnë masazh të herë pas hershëm të pulpave të këmbëve. Herë pas here, është mirë që të ngrejnë këmbët në nivelin e ndejses së tyre. Në momentet kur nuk kërkohet qëndrimi ulur dhe përdorimi i rripit të sigurimit, gruaja duhet të ecë përgjatë koridorit të avionit. Për të shmangur dehidratimin të pihet ujë, por asnjëherë të mos përdoren pije alkoolike apo pije me gaz gjatë udhëtimit si dhe disa orë para udhëtimit.

Në fluturimet e gjata, përdorimi i çorapeve që ushtrojnë trysni, është shumë i favorshëm duke ulur dukshëm mundësinë e shfaqjes së trombozës së thellë venoze.

Gjithë të mirat.

/komuniteti