Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekografia transvaginale

Doktoreshe pershendetje. Doja tju pyesja a dallohet shtatzania ne javen e 4-t ose te 5-t sepse nuk edi me siguri me ane te ekografise transvaginale?? Me duhet tju shtoj se une diten qe kam kryer ekon kam qene me menstruacione, por kisha dyshime per nje shtatzani, pasi kisha bee testin dhe me kishte dal pozitiv??

Lola Behari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Në javën e 5-të, shtatzënia dallohet mirë me ekzaminim ekografik me sondë vaginale.

Nëse gruaja është me menstruacione, nuk është e mundur të jetë shtatzënë. Një grua mund të jetë shtatzënë dhe të ketë gjakrrjedhje për shkaqe të të tjera që nuk janë të lidhura me gjakrrjedhjen menstruale.

Nëse testi shtëpiak ka treguar prani të shtatzënisë, duhet ta konfirmosh me beta HCG ose edhe me ekzaminim ekografi transvaginal.

Gjithë të mirat.

/komuniteti