Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekreti gjatë muajit të nëntë të shtatzënisë

Jam shtatzene ne muajin e nente, nuk ka shume kohe qe kam qene te gjinekologu dhe kam bere kontrolle rreth sekretit tim te bardhe qe kam, mirepo gjinekologu me ka pershkruar te perdore vaginoleta. Tash koheve te fundit ndjej nje dhimbje ne fund te barkut dhe sekreti im po merr ngjyre te verdhe?! Nese mundeni me me ndihmu?

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Është koha për të bërë një kulturë të sekrecioeneve vaginale për të gjetur shaktarin e ndryshimit të ambjentit vaginale si dhe medikamenti për trajtim. Trajtimi do jetë afat shkurtër me qëllim që rrugët e lindjes të jenë të pastra dhe për të evituar mundësinë e infektimit të fëmijës gjatë lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti