Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte shtatzenia me IVF me e komplikuar se ajo normale?

Pershendetje perseri, une me heret ju pyeta rreth mundesis se shtatzanis se shumefisht me fekondim artificial e ju e nderuar u pergjigjet qe ka rol shum te madh mosha e nenes ,keshtu une jom 24 vjeqare pra gjasat jane me te medha per mua qe te kem nje shtatzani te shumefisht ? Dhe doja te dija a eshte shtatzania me e komplikuar se ajo normale ? Faleminderit qe ndani brengat me ne .....

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alisa

Shtatzënia e shumëfishtë varet; nga numri dhe cilësia e embrioneve të transferuar. Cilësia e embrioneve është e lidhur me cilësinë e vezëve dhe kjo e fundit varet drejtpërdrejtë nga mosha e gruas. Sa më e moshuar të jetë gruaja, aq më e vogël është mundësia për shtatzëni të shumëfishtë. Prandaj grave nën moshën 35-së vjeç u vendosen jo më shumë se dy embrione, ndërsa grave me moshë mbi 35-së vjeç u vendosen deri në 3 embrione.

Shtatzënia me IVF dhe shtatzënia normale, zhvillohen pa dallime midis tyre.

Gjithë të mirat.

/komuniteti