javë pas jave
Pershendetje Nexhmie,
Gratë shpeshherë kanë vezoret policistike. Kjo do të thotë se vezoret prodhojnë më shumë folikula se ç’prodhojnë normalisht gjatë një muaji. Zakonisht gjatë një cikli menstrual fillojnë të maturohen rreth 5 folikula dhe së paku një folikul i cili ka qelizën vezë ovulon (domethënë e liron qelizën vezë). Por, një vezore policistike fillon të maturojë së paku dyfish më tepër folikula se normalisht. Shumica e këtyre folikulave rriten, por nuk e lirojnë qelizën vezë.
Une ju këshilloj që ta ndryshoni mënyrën e jetës me qëllim që ta kontrolloni peshën trupore.
Grave me PCOS që duan të mbeten shtatzënë iu jepen barna për trajtimin e sterilitetit si klomifeni, tamoksifeni dhe gonadotropinat.
Nëse jeni mbipeshë, përpara se t’ju përshkruajë barna gjinekologu ju jep disa këshilla se si të ndryshon mënyrën e jetesës. Edhe një humbje modeste që do te keni në peshë, bën që vlera e insulinës t’i afrohet normales dhe mundëson që të shfaqet ovulacioni. Një përparësi tjetër e humbjes në peshë është se nëse mbeteni shtatzënë, do të keni rrezik të ulur për të zhvilluar diabet gestacional gjatë shtatzënisë. Diabeti gestacional është një formë e sëmundjes së sheqerit e cila shfaqet gjatë shtatzënisë dhe paraqet rrezik për juve dhe për beben tuaj.
Nëse barnat nuk kanë efekt, atëherë te disa paciente mund të bëhen edhe intervenime kirurgjike. Gjinekologu bën të ashtuaquajturin ovarian drilling me laparoskop. Gjatë kësaj procedure shkatërrohet indi ovarial i cili prodhon hormonin mashkullor testosteronin. Efektet e intervenimit kirurgjik shpeshherë janë të përkohshme, por ovarian drilling e përmirëson baraspeshën hormonale dhe rivendos ovulacionin për një kohë të mjaftueshme që gruaja të mbetet shtatzënë. Ovarian drilling është po aq efektiv sa i përket mjekimit të sterilitetit sa edhe gonadotropina, por ka një përparësi sepse nuk e rrit rrezikun e shtatzënisë multiple (shtatzënisë me binjakë, trinjakë etj).
Barnat që e rrisin ndjeshmërinë për insulinën si metformina, sot përdoren gjithnjë e më tepër për mjekimin e PCOS. Shumë gra të cilat nuk kishin rezultate në trajtimin me barna për mjekimin e sterilitetit, ato reaguan shumë mirë pasi që u përdor edhe metformina.Klomifeni është bari i parë që përdoret për mjekimin e problemeve të sterilitetit që i shkakton PCOS. Rreth 70% e grave që marrin klomifen, do të kenë ovulacion. Përqindja e shtatzënisë është rreth 15%, por suksesi i mjekimit varet nga kohëzgjatja e trajtimit dhe nga faktorë tjerë, si për shembull a jeni apo jo mbipeshë. Edhe një rënie modeste në peshë, e përmirëson dukshëm përqindjen e suksesit të klomifenit. Për të parë se a jeni duke reaguar ndaj këtij bari, gjinekologu do t’ju monitorojë më ultrazë. Nëse edhe pas 6 muaj trajtimi me klomifen nuk keni mbetur shtatzënë, atëherë rekomandohet që të keni deri 6 cikle inseminim intrauterin (IUI) krahas marrjes së klomifenit.
Barnat për mjekimin e sterilitetit bartin një rrezik për shtatzëninë multiple dhe kanë disa efekte anësore. Ovarian drilling është më me përparësi në këtë drejtim. Bisedoni bashkë me gjinekologun se cila është strategjia më e mirë e mjekimit për ju.
Pra, fakti se ju keni PCOS nuk do te thote aspak se ju nuk mund te mbeteni shtatzene.
Uroj qe shume shpejt te mbeteni shtatzene dhe te lindni nje bebe te shendetshme!


Te nderuar, po ju lutem shume te me jepni disa sqarime, pasi jam e diagnostifikuar me PCO, per shkak te çrregullimeve hormonale, ku edhe nuk po mundem te mbes shtatzene pas nje vit martese. Mjeku im me tha qe duhet te stimulojme ovulacionin me gonadotropina ampula, por kam shume frike se mos nuk ka sukses e vetem po e lendoj veten me perdorimin e barerave dhe tabletave. Qe dy vite duke u munduar ti rregulloj menstruacionet, kam degjuar se kur kemi stimulim me hapa, ka mundesi te kem shtatzeni te shumefishte. A eshte e vertete kjo dhe se sa kane sukses keto stimulime, ngase ka gjasa te medha edhe per abort?! Diagnoza me PCO a nenkupton qe femra eshte sterile, te lutem ma thuaj troq! Te falenderoj.