Shtatzënia pas abortit
Elma
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elma
6-të muaj pas abortit, është e pranueshme që të fillohet një shtatzëni e re. Mirë do ishe, të ishte gjetur shkaku etiologjik i abortit, dhe mbi këtë bazë të ishte bërë trajtimi.
Unë mund të rekomandoj një seri analizash dhe ekzaminimesh, por të këshilloj që përpara se të konceptohet shtatzënia, të kontaktosh mjekun gjinekolog i cili është në dijeni të abortit. Ai duke ditur gjendjen tënde të shkuar dhe të tashme, do të rekomandoj të kryhesh ato analiza dhe ekzaminimesh që janë të rëndësishme për të filluar një shtatzënisë të sukseshme.
Të uroj fat.
Pershendetje nga Elma, po ju shkruaj prape sepse pergjigjet tuaja shume me ndihmojne dhe ju falenderoj shume. Tash mu kane bere 6 muaj qe kam bere pushim prej abortit qe kam pas me dy mars, kam bere analizat strisho dhe rezultatet kane dale shume mire. Skam infeksion, desha ta marre nje mendim nga ju a mendoni se mund tja filloi per me mbet shtatzene sepse prej qe kam abortu tash kam frike mos po ndodh ndonje abortim e sipas jush a mendon se duhet te bej ndonje analize tjeter pse po me ndodh mua qe po kam gjakderdhje ne shtatzeni pas muajit te 3? Flm shume dhe pres pergjegje dhe ndonje mendim nga ju. Tung nga Elma dhe ju uroj gjithe te mirat ne jete.