Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barkqitja ne shtatzeni

Jam e shqetesuar qe 4 dite kam barkqitje, kam 28 jave shtatzane gjithashtu kam dhe dhimbje barku me duket si ngerq, mund te kem marr ndonje infeksion. A duhet ti bej analizat? me ndihmo te lutem. Te pershendes shume.

Tina Tina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Në raste të diarresë praktikoni ushqim të lehtë!

Nëse ndodh që të keni barkqitje, e rëndësishme është që të mos dehidroni, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme. Konsumoni lëngje, ujë, çaj nanesh sa më shpesh. Ushqimi i lehtë si psh. orizi, bananja apo tosti mund të ju ndihmojë. Shmangni përdorimin e ilaçeve, sidomos pa konsultim të mjekut. Nëse vëreni që simptomet iu janë përkeqsuar apo keni diarre më gjatë se 24 orë, në rastin tuaj 4 ditë janë shumë, kontaktoni mjekun tuaj.

Shmangni ushqimin e yndyrshëm, pijet që përmbajnë kafeinë, sheqer apo alkohol, sepse ato shkaktojnë probleme me tretjen. Përveç kësaj ëmbëlsuesit e caktuar kanë efekt laksativ, krahas atyre që gjenden në bonbona, çamçakëza, pije dietike pa sheqer…Nëse jeni të ndjeshëm në laktozë, shmangni qumështin, djathin, gjalpin, akulloren…

Gjithashtu, keni kujdes në higjienën gjatë pregatitjes së ushqimit. Të gjithë artikujt ushqimorë pastroni mirë para përdorimit, duhet të pastroni dhe duart mirë dhe vendin ku pregatitni. Në këtë mënyrë do të parandaloni bakteriet dhe mikrobet të dëmtojnë organizmin tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti