Shtrëngimet e barkut gjatë shtatzënisë
Anila
(15 vite më parë)
Përshëndetje Anila
Kontraksionet gjatë shtatzënisë, nuk janë normale dhe duhen dominuar. Për këtë, të rekomandoj të përdorësh antispazmolitikë.
Një analizë e urinës, do të përjashtonte mundësinë e pranisë së ndonjë infeksion urinar, i cili mund të jetë shkak i ankesavë që paraqet.
Për të vlerësuar sekrecionet e shtuara vaginale, kultura dhe antibiogramë do ndihmojë në përcaktimin e ndonjë infeksioni të mundshëm si dhe preparatin mjekues efikas.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Une jam ne javen 15 plus 6 dite te shtatzenise. Sot dhe dje, ndjej nje si presion ne bark, si shtrengim, barkun e kam te forte dhe ndonjehere kam dhimbje ne ane te barkut here majtas e here djathtas. Shtrengimin e kam patur kryesisht ne darke. Te lutem doja te dija eshte dicka shqetresuese kjo? Une para 4 ditesh bera nje eko dhe doktori me tha qe jam mire, mirepo atehere nuk me kishin filluar shtrengimet. Gjithashtu ka rreth nje jave qe kam pak si sekrecione te bardha vaginale. Faleminderit.