Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mish i huaj

ju falenderoj ce tregoheni te gatshem per tna ndihmuar, sot eshte dita ime e 10 e menstruacioneve ce sme ndalen aspak, sme ka ndodhur kurre, mua mujoret me zgjasin maksimumi 5 dite.pardje bera nje kontroll dhe mjeku me tha ce kam mish te huaj ne miter, mos valle prandaj sme ndalet gjakderdhja. cfare duhet te bej me ndihmoni me ndonje info, duhet te marr ndonje mjekim apo operacioni eshte zgjidhja e vetme, jam 21 vjecare dhe nuk kam akoma femije, a mund te jete mishi i huaj dhe nje pengese per shtatezanine?

Danjela B (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Danjela

Prania e mishit të huaj në mitër, është një ndër shkaqet e infertilitetit sidomos kur vendosja e saj e deformon kavitetin uterin. Meqënëse hemorragjia ka vazhdur gjatë, kontakto mjekun gjinekolog për të trajtuar hemorragjinë.

Madhësia dhe vendosja e miomës, e vlerësuar me ekzaminim ekografik, i tregojnë mjekut rrugën që duhet ndjekur pët trajtimin e saj e cila mund të jetë me medikamente ose edhe me operacion.

Gjithë të mirat.

/komuniteti