Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndërprerja e shtatzënisë në javën e 8

Pershendetje i nderuar doktor, kam qene shtatzene per heren e pare dhe ne javen e 8 gjinekologu me tha se fruti nuk eshte zhvilluar. Duhet bere nje pastrim. Jam pastruar, a mundet me qene shkaku i mos zhvillimit te bebes se kam qene me terapi? Kam perdore Flusetin dhe Detrin, njekohesisht dhe disa barna te tjera per ftohje ne muajin e pare te shtatzenise. Dhe a kam rrezik qe do te me perseritet kjo gjendje edhe ne shtatzenine e dyte? Poashtu me partnerin kur bej dashuri nuk e perjetoj kenaqesi seksuale, kjo me ka ndodh gjithhere qe 1 vit qe kam marredhenie. Ku qendron problemi sipas jush? Ju falenderoj dhe pres nje keshille nga ju.

Arta (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Arta,

Moszhvillimi i frytit ne fillim te shtatzenise eshte nje problem mjaft i shpeshte. Ne fakt, nga 100 qeliza veze te cilat fekondohen, do te lindin vetem 35 bebe, domethene ne 65% te rasteve ndodhe kjo qe ju ka ndodhur juve, ose problemet mund te shfaqen me vone (fjalen e kam per lindje te parakohshme ose probleme tjera te cilat bejne qe bena te mos jetoje). Shkaku i moszhvillimit te bebes, qe ne terminologjine mjekesore quhet missed abortion, jane te shumta. Shkaktar mund te jene anomalite gjenetike te frytit, infeksioni, anomalite e mitres, marrja e barnave, por ne nje shumicen e rasteve shkaku mbetet i panjohur. Ne fillojme te bejme analiza dhe ekzaminime nese ky problem perseritet 2 here rradhazi ose me teper. Kjo nuk do te thote se mund te perseritet ne shtatzenine e arshme. Perkundrazi, ne shumicen dermuese te rasteve shtatzenia e ardhshme zhvillohet pa probleme dhe lind beba e shendoshe.

Problemi tjeter i juaj lidhet me pamundesine qe ju keni per te perjetuar kenaqesine seksuale. Nuk eshte problem i rralle, ndonese nje grua qe ka problem te tille, shpeshhere nuk e diskuton me mjekun e saj. Kete problem duhet ta diskutoni ju dhe burri juaj, bashke me mjekun tuaj.

/komuniteti