Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Edhe sa vonohen periodat?

Pershendetje, shpresoj te jeni mire ju dhe familja juaj... Kam nje pyetje qe me mua me brengos, u ben kater muaj+2 jave qe kam lind dhe ende as nje shenje e periodave nuk eshte tek une... Theksoj qe lindjen e kam kryer me operim-cezarian, gjithashtu femijen e ushqej me qumesht gjiri cdo here, a thua edhe sa do kem mungese te periodave? ju faliminderoj per ndihemen tuaj.

L.i.r.i ... (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndedetje Liris

Nëse bebin e ushqen me qumësht gjiri në mënyrë të rregullt dhe korrekt, cikli menstrual do të mund të vonojë edhe deri në një vit. Në të kundërt, ai do të jetë i çrregullt.

Për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, të rekomandoj që të përdorësh kontracepsion:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Gjithë të mirat.

/komuniteti