Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Jame 38 javeshe shtatzene. Ne ne muajin e 3 kur bera analizat e sekrecioneve me doli qe kisha staph. (stafilokok). Tash kur isha 36 javeshe mora gjilpera nga dy ne dite me antibiotik dhe antimykotik njekohesisht (kokerra). Doktorresha me tha qe mos te bej me analiza se me shume se kaq nuk mund ta luftojme kete infeksion por duhet te shperlahem me caj kamomili qe te mos perhapet me shume. Pyetja ime eshte se femija pas lindjes a mund te kete simptome te renda nga ky infeksion apo nuk paraqet ndonje problem te madh sepse jam shume e shqetesuar? Ju faleminderit.

Ela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Stafilokoku duhet luftuar pa tjetër, sidomos kur gruaja është shtatzënë. Mos mjekimi i shtatzënës,

jep një rrezik deri në 5% për të pasut fëmijë me një defekt të lindur. Fëmija mund të infektohet gjatë lindjes nga rrugët e lindjes. Të rekomandoj të bësh edhe një kulturë të sekrecioneve vaginale me qëllim, që mjeku i cili do ndjekë lindjen të jetë i informuar mbi gjëndjen e rrugëve të lindjes.

Mjekimi i stafilokokut me antibiotikë, është i domosdoshëm. Por në vënd të çajit kamomil për shplarje, unë të rekomandoj të përdorësh solucione dizifektatnte më përdorim të jashtëm që tregtohen në çdo farmaci.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti