Crregullim i ciklit menstrual
Jona Islami
(13 vite më parë)
Përshëndetje Jona
Sipas asaj që shkruan, dyshoj për për çrregullim të nivelit të hormoneve në gjak. Bëj analizat hormonale që po të përshkruaj; FSH, LH, Estrioli, Prolaktina dhe analizat e hormoneve të tiroides TSH dhe free T3. Rezultatet tregoja mjekut gjinekolog, për të vlerësuar situatën dhe trajtimin përkatës.
Gjithë të mirat.
Jam nene e nje femije 3vjec.Ka rreth nje vit qe cikli menstrual vjen me 10 dit ose 14dit vones nga hera e fundit qe kane ardhur dhe shtyhet vazhdimisht,pra cikli vjen cdo 40 -45dite.Gjate kesaj vonese kam fryrje ,oreks te tepruar dhe nervozizem.Gjithashtu kam shtuar shume ne peshe.Doja te dija arsyet pse ndodh dhe a ka ndikim tek shtimi ne peshe.mosha 25vjec.faleminderit