Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësimi për shtatzëninë dhe puna

Jam ne javen e 10 te shtatzenise. Para 2 jave me eshte paraqitur nje hematome dhe kam pasur gjakderdhje, gjinekologu me ka thene qe te rri e shtrire, terapi kam marre progesteron injeksione 250 dhe utrogestan. Une pushova 1 jave mirepo e kam edhe nje shqetesim tjeter ka 3 muaj qe kam filluar punen e re e po kam frike qe te pushoj me gjate se mos me largojne nga puna. Une ende nuk ju kam treguar qe jam shtatzane. Te henen kam filluar punen e po kam ngapak gjakderdhej ngjyre kafe. Jam shume e brengosur. Te lutem me keshillo se cfare te bej.

Hana (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Hana,

Gjakrrjedhja gjate shtatzenise eshte shenje rreziku. Placenta eshte nje organ i cili mundeson bartjen e materieve te nevojshme prej nenes tek fryti dhe anasjelltas (eliminimin e produkteve te panevojshme prej frytit). Placenta ka edhe shume funksione te tjera. Placenta formohet definitivisht ne javen e 12 te shtatzenise. Nese grumbullohet gjak midis murit te mitres dhe placentes, atehere flitet per hematome. Nese hematoma eshte ne polin e poshtem te placentes, atehere ky gjak mund te drenohet pa e rrezikuar shtatzenine. Nese hematoma eshte ne brendi te siperfaqes se placentes, atehere ajo mund te zgjerohet duke e rrezikuar drejperdrejt shtatzenine. Terapia qe jeni duke marre eshte e duhur. Ndihmon nese rrini shtrire te pakten edhe disa dite. Nese nuk mund te merrni pushim, dilni ne pune, por mos u angazhoni shume duke kryer pune te cilat kerkojne sforcim fizik.

Ndodh shume shpesh qe hematoma te terhiqet ose te tkurret dhe shtatzenia te vazhdoje pa problem. Uroj qe kjo te ndodhe edhe ne rastin tuaj!

Hana (15 vite më parë)
Faleminderit shume doktor. Une tash jam shume me mire isha ne vizite te gjinekologu, me tha qe hematoma eshte zhdukur krejt. Beba ishte shume mire duke u zhvilluar. Deshta te ju pyes tani pasi qe jemi mire edhe une dhe beba, a mund te kem marredhenie seksuale sepse qe nga fillimi i shtatzenise deri tani qe jam ne javen e 12 vetem 1 here kam pasur marredhenie? Ju faleminderit shume.

/komuniteti