Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetesimet ne shtatzani

Pershendetje doktoreshe, ju falemnderoj per punen tuaj te palodhshme,kisha nje pyetje si em siperfaqesore,Jame ne javen e 17 te shtatzanis dhe fal zotit jame duke e kaluar shume mir po ndonjeher kame disa shqtsime te vogla qe ndoshta jane normale por qe me shqetsojne per zhvillimin e bebit,kam ndonjeher therje ne fund te barkut por jo gjat gjith kohes dhe nuk jane therrje te paduruara,gjithashtu une e kame degjuar bebin te leviz shuem heret dhe ndoshta per kete arsye shqetsohem kur nuke degjoj pastaj disa dite, megjitse edhe dotkori im em tha qe nuke degjon gjdo dit pasi qe eshte shume i vogel, gjithashtu ndonje dite kame dhimbje koke qe nuk me ndalen pa pire paracetamol,por qfar mudn te em thoni ju,kur mundte jen keto shqetsime normale dhe kur jane per tu shqetesuar.kur mund te dijme qe diqka nuk eshte duke shkuar ne rregull me shtatzanin,qe bebi nuk eshte mir, flm paraprakisht

Albulenë Salihu-beqiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena

Përgjithësisht lëvizjet e bebit tek gratë që e kanë lindjen e parë, mund të dëgjohen pas javës së 22-të të shtatzënisë. Therrjet e barkut nëse janë të kohëpaskohshme nuk besoj që janë serioze në përgjithësi nëse nuk shoqërohen me gjakderdhje. Janë normale pasi barku juaj tani çdo ditë e më shumë po rritet.

Në lidhje me dhembjen e kokës kontrollo tensionin/presionin arterial dhe nëse rezulton në shifra normale, mund të përdorësh paracetamol. Paracetamoli është preparat i cili mund të përdoret gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, sepse nuk ka pasoja negative në ecurinë e shtatzënisë ose tek bebi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti