Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk kam ovulim

Pershendetje doktoreshe, deshta te pyes per problemin qe kam, nuk kam ovulim sepse ne vezore kam disa folikula, ciklin nuk e kam te rregullt, mjeku me ka preferuare me fillu me hapa Yasmin 4 muaj, pastaj te pauzoj 2 muaj. Pres nje pergjejgje prej jush, gjitha te mirat.

Edona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona

Për gjendjen që paraqet, trajtimi që të ka dhënë mjeku është efikas. Atë duhet ta marrësh në mënyrë të rregullt. Shpresoj dhe uroj që pas katër muaj mjekimi, të mos kesh problem të kësaj natyre dhe vezoret të prodhojnë vetë ovulin.

Të uroj fat.

/komuniteti