Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa efektive eshte ky mjekim?

Pasi bera te gjitha analizat hormonale progresteronin e kisha te ulet. Mjekimi me utrogestan + duphostan me beri qe cikli te rregullohej. Tani kam filluar etinil estradiol + duphostan per te arritur ne shtatzani, pasi shtresa endometriale eshte e holle. Lutem mund te me thoni sa efekt mund te kete kjo kure,mund te kem nje shtatzani ?

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Në fazën e dytë të ciklit menstrual, vezoret prodhojnë progesteronin, i cili ndihmon në trashjen e shtresës së brëndëshme të mitrës, duke e përgatitur atë për një shatzëni. Nëse niveli i progesteronit është më i ulët se norma, atëherë endometri mbetet më i hollë dhe jep problem në konceptimin e shtatzënisë. Trajtimi i rekomanduar është efikas dhe ndihmon në konceptimin e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

(13 vite më parë)
Doktoreshe shume faleminderit per sa thoni jame e informuar. Pas ketej mjekimi endometri perseri sihte i holle dhe bera perseri dhe nje analize hormoni progresteron,doktoresha me tha duhet te ndryshojme mjekim do na duhet mbase ta marim me gjilpere. Ju lutem me sa munda tju shjegoj a ju duket ky ndonje problem serioz apo mund te zgjidhet lehte trrashja e endometrit ? Ju faleminderit shume !

/komuniteti