Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pas abortit

Miredita doktor, ju pergezoj per punen qe beni. Kam nje pyetje, a mund te mbes shtatzene ne miter pasi jam operuar ne janar 2011 kam hequr femijen jashte mitres, po kam patur infeksion shume, tash jam sheruar edhe prej infeksionit dhe cistat me jane zhdukur. Çfare me rekomandoni ju? Ju faliminderit.

Jetaaa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Jeta,

Shtatzenia jashte mitres nuk ju pamundeson qe te keni femije, ndonese mund ta keni me te veshtire nese gjate operacionit eshte hequr edhe tuba e mitres. Planifikoni menjehere shtatzenine e ardhshme. Filloni te merrni qysh tash vitaminen acid folik 400 mikrograme. Uroj qe shume shpejt te konfirmohet shtatzenia, kesaj here brenda ne miter!

/komuniteti