A eshte e vertete kjo qe thone femrat?
Sumejja Sumejja
(13 vite më parë)
Përshëndetje Sumeja
Shumë studime, midis faktorëve që ndikojnë në fertilitet, renditin edhe stresin apo/dhe tronditjet e forta apo/dhe shqetësimet e mëdha në punë ose familje. Por ka dhe mjaft studime që nuk e pranojnë këtë mundësi. Të dyja palët kanë argumentat e tyre të cilat bazohen nga studimet e kryera.
Në klinikën ku unë punoj, ky faktor merret parasysh dhe këshillat ndaj grave që kanë mungesë të fertiliteti u rekomandohet që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur stresin, tronditjet apo shqetësime e mëdha në familje ose në punë.
Gjithë të mirat.
E nderuara dr mimoza. Pervec si gjinekologe e mire, shpesh e kam vene re se jeni edhe perkrahese emocionale e mire, per kete po ua drejtoj kete pyetje. Gjithnje ne portal dhe ne diskutimet mes femrave e degjoj thenien se ato gra qe nuk mund te mbesin shtatzene, eshte ngase mendojne shume aty, pra nuk e largojne mendjen nga shtatzania. Keshtu, disa i keshillojne grate e tilla, duke u thene: mos e mbaj mendjen aty, dhe do te mbetesh. Ju si person i ditur dhe kompetent ne kete sfere, a mund te na tregoni se a eshte e vertete se duhet tia heqesh vetes dhe duhet te mos mendosh per shtatzeni qe te mbetesh shtatzene, sepse e lexova nje shkrim nga nje portal i ngjashem me kete anglez, se kjo nuk eshte e vertete.