Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A do të jetë bebi im normal?

Pershendetje... jam 25 vjec dhe eshte shtatzenia ime e pare. Ne fillim te muajit te dyte te shtatzenise me filluan te vjellat, nuk kisha deshire te fusja asnje ushqim ne goje edhe ujin e kam konsumuar vetem nje gote ne dite maksimumi. Per rreth nje muaj e gjysem kam jetuar vetem me nje banane ne dite dhe vitamina kokerr. A do te ndikoje keq ushqimi im ne shendetin e bebit kur te lindi?

Riola (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Riola,

Te vjellat ne fillim te shtatzenise shfaqen shpesh, sidomos te grate te cilat jane shtatzene per here te pare. Arsyeja nuk dihet, por mendohet se lidhet me veprimin e gonadotropines korionike humane ne qendren e te vjellurit ne tru. Ne rastet e lehta, shtatzenat kane vetem nauze, por ne raste me serioze mund te manifestohet me te vjellura deri disa here ne dite. Ky problem menaxhohet mjaft mire duke dhene tretje infuzive dhe vitamina, Shtatzena eshte mire qe te rrije shtrire per disa dite ne spital dhe shume shpejt e merr veten. Organizmi i gruas shtatzene eshte i pergatitur qe te siguroje materiet e nevojshme ushqyese per beben edhe nese nena nuk ushqehet ne menyre adekuate, por kjo nuk do te ndodhe per nje periudhe te gjate. Me sa kuptoj ju tashme keni kaluar kete krize dhe nuk e keni me kete problem. Nese e keni hallin se beba do te kete shendet te lig pas lindjes per shkak te te vjellave qe keni pasur ju ne fillim te shtatzenise, kjo nuk qendron, prandaj mos keni merak.

/komuniteti