Vezore policistike
Aurora Berisha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aurora
Sindromi i vezorëve policistike është sëmundja më e shpeshtë hormonale tek femrat dhe shkaktari më i shpeshtë i stagnimit të ovulimit.
Një numër femrash të cilat kanë vezore policistike, mund të kenë mundësitë e vogla për konceptim, përderisa për disa nuk paraqet ndonjë problem.
Të rekomandoj të ndjekësh këshillat e mjekut tënd gjinekolog.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, Doktorr, desha te iu bej nje pyetje ne lidhje me vezoret policistike, ju lutem nese keni mundesi te me tregoni se nese nje femer ka vezore policistike, a ka mundesi te realizohet shtatezenia me keto vezore.Si dhe femra qe ka vezore policistike a ka ovulacion? Une tash e 2 vite po provoj te mbetem shtatzene mirepo pa sukses. Tani kam filluar me terapi, fillimisht gjinekologja me dha te perdori hapat primolut nor 2x1, ndersa me tha qe nese nuk mbetem shtatzene te vazhdojm me nje terapi tjeter qe stimulon ovulacionin. Faleminderit.