Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ecuria e shtatzenise

E dashur doktoresh, desha tju pyes rreth vitaminave ne shtatzani, jam ne javen e 24+1 dhe deri ne javen e 14 kam mare acid folik e tani nuk mar asnje lloj gjeje, dje kam bere analizat dhe cdo gje ishte mire, marrja e vitaminave varet ne baze te analizave? si dhe u ben ca dit qe me jan shtuar sekrecionet e bardha nga analizat skisha infeksion, a eshte normale kjo? kam dhe pak dhimbje shpine po me shum kur lodhem duke bere ndonje pun. cfare mendon per kta shenja? faleminderit.

Klarisa Risa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Është e vërtetë që marrja e vitaminave kushtëzohet nga rezultatet e analizave dhe gjëndjes së gruas shtatzënë. Por është vënë re, se shtatzënat nuk e marrin sasinë e nevojshme të vitaminave dhe mineraleve (që janë shumë të domosdoshme për mirëritjen e bebit) me anë të ushqyerjes sado diedetike të jetë ajo. Për të kompensuar këtë mungesë, shtatzënëve u rekomandohet të marrin multivitaminat dhe t’i përdorin ato deri në fund të lehonisë.

Shtesa e sekrecioneve vaginale është normale tek shtazënat. Por, shtatzënave u rekomandohet që të bëjnë analizën e sekrecioaneve vaginale çdo muaj, për të përjashtuar ndonjë mundësi infeksioni.

Për shkak të shtatzënisë, grave u ndodh që të kenë dhimbje të shpinës. Këshillat më të shpeshta janë; qëndrimi korrekt i trupit gjatë gjithë ditës e sidomos kur shtatzëna është ulur në karrike. Gjithashtu të rekomandoj të mos bësh punë të rënda, ecje dhe qëndrime të gjata në këmbë deri në lodhje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti