javë pas jave
Përshëndetje Bardha,
Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në organizmin e gruas shtatzënë, nga fillimi i saj mund të vuaj nga kapsllëku. Po për shkak të hormoneve, venat relaksohen. Venat e zgjeruara për rreth anusit shkaktojnë kruajtje, dhëmbje dhe gjakrrjedhje. Zakonisht pas shtatzënisë, hemorroidet tërhiqen.
Këshillat e para për të parandaluar kapsllëkun dhe trajtimin e hemorroideve, kanë të bëjnë me ushqimin e pasur pasur me fibra, fruta dhe perime. Pirja e lëngjeve parandalon kapsllëkun që përkeqëson hemorroidet. Ushtrimet për të përmirësuar qarkullimin e gjakut për të tonifikuar muskujt por pa qëndruar gjatë në këmbë, janë të rekomanduara. Nëse gruaja shtatzënë është kaps, duhet të eleminoje përdorimin e ushqimeve dhe gatimeve të thata.
Nëse gruaja shtatzënë është me hemorroide, duhet të përpiqet t’i mbajë ato nën kontroll. Pas daljes jashtë, është e rekomanduar larja me ujë të ftohtë pa u fshirë me letër higjenike. Nëse bezdia nga hemoroidet bëhet e paduruar, duhet tentuar për t’i futur brënda. Dhëmbjet lehtësohen shumë me përdorimin e akullit. Dhëmbjet lehtësohen edhe me përdorimin e pomadave specifike, të cilat edhe disifektojnë ambjentin për rreth.
Gjithë të mirat.


Pershendetje dhe pergezime per punen e palodhshme tuajen! Une jam ne javen e 22-te te shtatzanis,dhe me eshte shfaq nje problem qe kurr me heret nuk e kam pas,gjate jashtqitjes kam gjakderdhje nga mbrapa,une lexova qe mund te te paraqiten keto probleme por dua te dij si ta trajtoj qe mos te kem probleme me vone.Dua te cek se nuk kam probleme me kapsllekun. Ju faleminderit paraprakisht.