Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e mesit gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 28 te shtatzenise. Kam binjake. Problemi im eshte qe ka 2 dite qe me dhemb mesi shume. Çfare me keshilloni ju lutem?

Romina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Romina

Dhëmbjet e mesit në shtatzëni, janë nga dhëmbjet më frekuente.

Nëse shtatzënia ka ecuri normale, një nga këshillat për të lehtësuar gjendjen, mund të jetë pak aktivitet pa u sforcuar. Rëndësi duhet t’i jepët qëndrimit ulur, qëndrim i cili duhet të ndryshojnë sa më shpesh. Mundohu ta evitosh qëndrimin ulur, sepse e gjitha pesha trupore rëndon në dhëmbjen e mesit. Kur ulesh në karrige, ngriji këmbët duke i mbështetur mbi një stol. Mirë do jetë, që karrigia të ketë mbështetëse duarsh për t’u ndihmuar kur ulesh dhe ngrihesh duke mos sforcuar muskuj e barkut dhe mesin.

Edhe veshja ka rol në dhëmbjen e mesit. Një rrip apo brez rreth mesit, pa e shtrënguar fort, bën që qëndrimi drejt i trupit të përmirësohet.

Dhe së fundi një masazh i lehtë, duke filluar nga mesi e deri tek qafa, do të jepte një relaks të mrekullueshëm.

Të uroj të lindësh dy fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti