Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tabletes clomifene

Pershendetje doktorreshe desha te bej nje pyetje per qfare perdoret clomifene dhe a duhet te mbrohem nga shtatzania gjate marjes se kesaj terapie apo duhet te vazhdoj te provoj per shtatzani ju pershendes ju uroj dit tte mbar dhe te pa lodhshme pres pejigje nga ju

Blerina Rafuna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina,

Klomifeni stimulon ovulacionin, në rastet kur ai nuk ndodh i plotë. Që të vlerësohet maturimi i folikulit, nevojitet ekzaminimi ekografik në ditët 14-16 të ciklit menstrual. Në bazë të ekzaminimit, është mjeku gjinekolog ai që vendos për stimulacionin me klomifen dhe në asnjë rast nuk duhet të përdoret ky preparat pa rekomandimin e mjekut obsteter-gjinekolog.

Prandaj kontakto mjekun gjinekolog, për të vendosur mbi proçedurën për të patur një shtatzëni të mundshme.

Të uroj fat.

/komuniteti