javë pas jave
Pershendetje Fitore,
Ovulacioni tek ju ka ndodhur me 3 shtator dhe pikerisht ne kete mund te kete ndodhur edhe fekondimi. Qeliza veze pas fekondimit "noton" ne tube dhe ngjitet per murin e mitres pas 6 ditesh, domethene pasneser (me 9 shtator) pritet qe embrioni te ngjitet per miter. Qe nga kjo date do te jete e mundur qe te merrni vesh se a jeni shtatzene (pra akoma pa ardhur koha e menstruacioneve te ardhshme!), por vetem permes analizave te gjakut. Pra, veprimi i barnave mund te filloje prej kesaj periudhe.
Eshte normale qe nje grua te kete sekret te shtuar, sidomos ne mes te ciklit menstrual. Mos merrni vaginaleta pa pershkrimin e mjekut. Perndryshme meclon eshte kombinim barnash dhe nuk gjendet ne grupin e barnave te cilat mund te perdoren pa rrrezik gjate shtatzenise.


Kam pasur pak sekrecion vaginal edhe jam duke perdorur meclon vaginaleta, por a jane te rrezikshme nese jam shtatzene rastesisht sepse ciklin e fundit e kam pasur me 20.08. dhe a ka mundesi te jem shtatzene? Faleminderit!